Hoxha ka një kërkesë nga BE për vizat

12:55 | 27 May 2019

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha kërkon mbështetje nga BE për liberalizimin e vizave.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se votimet në Parlamentin Evropian hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.

Ajo ka kërkuar edhe një herë mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Në një postim në Facebook, Hoxha ka shkruar se rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit nuk përbën më arsyetim për vonesat në marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për kosovarët, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.

Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, nuk përbën më arsyetim për vonesat e panevojshme në vendim-marrjen për liberalizimin e vizave.

Andaj, presim dhe kërkojmë të ketë vendim sa më shpejt. Republika e Kosovës ka përmbushur kriteret – tani radha është te BE-ja ta përmbush pjesën e vet të marrëveshjes!

Qytetarët tanë meritojnë të lëvizin të lirë!

Komento: