Hoxha nga Vitia: Do të shokoheni kur të zbulohen qëllimet e vizitës së Clintonit në Kosovë

16:02 | 13 June 2019

Mubarek Misinit nuk i ka pëlqyer vizita e Bill Clinton në Kosovë.

Imami i fshatit Skifteraj të Vitisë, Mubarek Misini, ka paraqitur teori të rënda konspirative se vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Kosovë ka prapavijë të keqe.

Ka thënë se ka thënë se kosovarët do të shokohen sikur ta dinin se me çfarë qëllimi ka ardhur në Kosovë Bill Clinton. Por, hoxha nga Vitia sic duket është bërë pishman për deklaratat e tija. Për Express, Misini ka deklaruar se statusin e ka bërë në formë shakaje. Arsyetohet duke thënë se donte të tallej me shokët e tij.

“O nuk ka qenë asgjë ai status. Thjeshtë e kam bërë për shokët e mi. Dëshiroja që të tallesha me ta”. Kështu po e nxjerrë vetën hoxha nga fshati Skifteraj i komunës së Vitisë i cili para pak minutave në rrjetin social Facebbok kishte postuar një deklaratë duke i paralajmëruar ndjekësit e tij se ‘sikur ta dinin përse ish-presidenti amerikan, Bil Clinton ka ardhur në Kosovë, do të shokoheshin”.

Hoxha i Vitisë, Mubarek Misini, në një deklaratë thotë se është bërë pishman për statusin e tij. Ai ka tentuar që ta shpërlajë vetën duke thënë se statusi i tij ishte shkruar për të bërë shaka me disa shokë.

“E kam fshirë pastaj statusin”, thotë Hoxha.

E nipi i Mubarek Misinit, 29-vjeçari Agon Misini, është një nga kosovarët që ishin pjesë e organizatës terr oriste ISIS. Ai kishte qëndruar dy vjet në bu rg në Siri, pasi ishte dorëzuar tek autoritet vendase për t’u rikthyer në Kosovë.

Ai kishte deklaruar se dëshironte të kthehej në Kosovë, por pavarësisht kësaj, Prokuroria Speciale ka rreshtuar një varg arsyesh pse Agon Misini duhet të qëndrojë në paraburgim.

“Ekziston frika e bazuar se po qe se i pandehuri Agon Misini do të mbrohet në liri mund ti qaset arratisë për t’i ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet dhe në këtë mënyrë do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë duke qenë se përballet me veprën penale të ndëshkueshme me burg në kohëzgjatje prej tre deri në pesëmbëdhjetë vite”, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë.

Pos kësaj, Prokurori Special Afrim Shefkiu në gjykatë ka thënë se nëse lihet i lirë, i dyshuari Agron Misini, paraqet rrezik për fshehje të provave.

Ai ndodhet në paraburgim bashkë me dy kosovarë të tjerë.

Komento: