Hoxha: Nuk po them se nuk duhet të ketë kontrata të negociuara por dihet rrethanat kur mund të bëhen ato

13:03 | 28 Mars 2024
hoxha:-nuk-po-them-se-nuk-duhet-te-kete-kontrata-te-negociuara-por-dihet-rrethanat-kur-mund-te-behen-ato

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth kontratave të tenderëve njëburimorë. Ajo është shprehur se duhet të dihen rrethanat kur mund të bëhen ato.

“Dëshirojmë ti shohim arsyet e secilës prej këtyre kontratave, nuk po them se nuk duhet të ketë kontrata të negociuara por dihet rrethanat kur mund të bëhen ato. Kisha dashur që përmes këtyre hetimeve të shohim se a ka pasur hapësirë për korrupsion dhe pse duhet të favorizohen vetëm disa operatorë”, është shprehur Hoxha.

Komento: