Hoxha: Personat e arrestuar sot janë të dyshimtë dhe të ndërlidhur me organizatën terroriste ‘Mbrojtja Civile’

18:38 | 30 Nëntor 2024
hoxha:-personat-e-arrestuar-sot-jane-te-dyshimte-dhe-te-nderlidhur-me-organizaten-terroriste-‘mbrojtja-civile’

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Në këtë konferencë kanë dalë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Hoxha ka thënë se pronat që sot u bastisen nga Policia i takojnë personave të dyshimtë të ndërlidhur me organizatën terroriste Mbrojtja Civile.

“Shumica e personave, pronat e të cilëve janë kontrolluar sot janë të dyshimtë dhe të ndërlidhur me organizatën terroriste Mbrojtja Civile”, tha ai./Gazeta10

Komento: