Hoxha pret në takim këshilltarin e lartë të policisë në veri, e falënderon për mbështetjen

22:00 | 03 Tetor 2024
hoxha-pret-ne-takim-keshilltarin-e-larte-te-policise-ne-veri,-e-falenderon-per-mbeshtetjen

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim lamtumirës këshilltarin e lartë të policisë në veri nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Peter Neunteufl.

Hoxha shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për Neunteufl, për mbështetjen e dhënë nga ai për Policinë e Kosovës, për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë kohës sa ishte me mision në Kosovë.

“Edhe Neunteufl falënderoi Hoxhën dhe njëherit tha se, i rikujtoj të gjitha ato situata që ka kaluar së bashku, të gjitha përpjekjet dhe sfidat, por edhe të gjitha momentet e bukura e të këndshme, më duhet t’ju them se jam pak i pikëlluar që largohem nga misioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: