Ai ka folur edhe për vërejtjet që i ka marrë nga Enes Goga.
Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, i cili u suspendua nga Bashkësia Islame e Kosovës javën e kaluar, ka thënë se e ka pranuar teorinë e evolucionit për shkak se të “gjithë dijetarët dhe shkencëtarët e kanë faktuar këtë teori”.
Në T7, imami Gashi ka deklaruar se libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani, nuk e kundërshton shkencën.
“Për teorinë e evolucionit unë nuk kam deklaruar diçka ma shumë se çfarë thotë shkenca moderne. Të gjitha çarqet e kësaj lëmie, të gjithë dijetarët, e pranojnë evolucionin si teori e faktuar. Si për shembull toka e ka formën sferike, nëse dikush thotë të kundërtën, atëherë…”, ka thënë Gashi
Ai ka folur edhe për vërejtjet që i ka marrë nga Enes Goga, kreu i Bashkësisë Islame në Pejë, në muajt e parë prej që ishte punësuar si imam në xhaminë e fshatit Vitomericë në Pejë.
“Nuk kish gjë më të vështirë që me prit çdo ditë mos po largohesh prej punës. Kreu i BIK në Pejë, Enes Goga, më ka shkruar disa herë brenda dy muajve disa vërejtje me shkrim, dhe kur të shkojnë këto vërejtje atje në Prishtinë, e bëjnë të veten”, ka thënë Gashi.
“Prej emërimit tim në atë xhami, unë jam shikuar me busull. Unë besoj që ka shumë gabime të tjera që bëhen prej hoxhallarëve të tjerë; plot hoxhallarë tjerë kanë bërë gabime trashanike”, ka thënë ai.