
Postimet e fundit të ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, tashmë këshilltare e presidentes, Vjosa Osmani janë vërshuar me komente kritikuese e ofenduese nga hoxhë Mustafë Memeti.
Memeti mes tjerash Kadaj-Bujupin e ka cilësuar “këshilltare të seksologjisë”.
Teksa komenti i tij ka marrë vëmendjen e personave tjerë, ai tha se me paratë e taksapaguesve ajo po bën shëtitje luksoze.
