Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e Delegacionit të lartë të Parlamentit Evropian.
“Takimi me Delegacionin e lartë të eurodeputetëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) njëherësh raportues për Serbinë, David McAllister, ishte rast për vlerësimin e proceseve integruese dhe marrëdhënieve tona me BE-në”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, përcjell ORAinfo.
Ajo po ashtu ka thënë se përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Takimi me Delegacionin e lartë të eurodeputetëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) njëherësh raportues për Serbinë, z. David McAllister, ishte rast për vlerësimin e proceseve integruese dhe marrëdhënieve tona me BE-në.
Eurodeputetët mirëpritën miratimin e legjislacionit të paraparë për procesin integrues, ligjet nga Agjenda Evropiane të Reformave dhe MSA-së.
Ne kemi dhënë argumente të vazhdueshme për përkushtimin tonë në fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si rrugë e jona pa alternativë.
Përkrahja më e vendosur në ndërtimin e institucioneve tona demokratike, ishte zotim i cili u dha në këtë takim tejet të mirëseardhur pas vonesave nga Këshilli i Ministrave për liberalizimin e vizave. Presim të vlerësohet përkushtimi ynë në procesin integrues.” /ORAinfo/