Hoxha takohet me komandantin e KFOR-it, pajtohen për thellim të partneritetit në fushën e sigurisë

20:08 | 11 November 2024
hoxha-takohet-me-komandantin-e-kfor-it,-pajtohen-per-thellim-te-partneritetit-ne-fushen-e-sigurise

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në një takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani.

Të dy udhëheqësit diskutuan për bashkëpunimin reciprok dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel HOXHA theksoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për të punuar ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtar për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë dhe përmendi rëndësinë e një bashkëpunimi të fortë në arritjen e objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës .

Takimi u përmbyll me konfirmimin e të dy palëve për të thelluar edhe më tej partneritetin në fushën e sigurisë.

Komento: