Hoxha takon Osmanin, pajtohen për bashkëpunim më të thellë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoxha takon Osmanin, pajtohen për bashkëpunim më të thellë

16:13 | 24 Janar 2019

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore për Integrimin Evropian, Bujar Osmani , me të cilin u diskutua rreth bashkëpunimit të ndërsjellë dhe procesin integrues.

Hoxha e përgëzoi zv.kryeministrin Osmani për të arriturat e Maqedonisë në muajt e fundit, duke shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit.

“Bashkëpunimi ynë duhet të njoh dinamizim dhe përkushtim të shtuar, për çështjet me interes të dy vendeve tona dhe rajonit. Ne duhet të kemi përparime tjera edhe për proceset dhe rrugën e përbashkët integruese”, theksoi Hoxha.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi gatishmërinë e ofrimit të përvojave në procesin integrues të Maqedonisë, duke theksuar se gjenden disa hapa përpara në proces dhe këmbimi i përvojave si dhe përkushtimi i shtuar në këtë proces, do të ishte i mirëseardhur për të dyja vendet.

Komento: