Hoxhaj: Besnik Bislimi sot po e diskuton një plan shumë të keq të sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

15:39 | 02 Korrik 2024
hoxhaj:-besnik-bislimi-sot-po-e-diskuton-nje-plan-shume-te-keq-te-sekuencimit-per-zbatimin-e-marreveshjes-me-serbine

Ish-ministri i Jashtëm, i Kosovës, Enver Hoxhaj, për FrontOnline, ka folur mbi takimin, i cili po mbahet tani mes negociatorit kosovar Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian, Miroslav Lajçak.

Hoxhaj e quan qasjen e Kurtit si teknikë të manipulimit dhe jo strategji e negocimit.

‘’Qasja e Kuritit në dialog është thjesht një teknikë e manipulimit dhe jo strategji e negocimit, sepse ai është më shumë i shqetësuar sesi ta manovroj opinion publik, sesa ta mbroj interesin shtetëror’’ shprehet Hoxhaj.

Ai thotë se kryeministri Kurti kushtet do të duhej t’i vendoste me kohë, duke theksuar se kushtëzimi me nënshkrimin e marrëveshjes do të duhej të bëhej në shkurt dhe mars të vitit të kaluar.

 ‘’Ja pse e them ketë: Kurti nuk është takuar me Vuçiqin ne Bruksel jo pse ka vendosur kushte në dialog, sepse kushtëzimin me nënshkrim te marrëveshjes duhet te bënte në shkurt dhe mars të vitit 2023, kur është arritur marrëveshja, kushtëzimin e dialogut me dorëzimin e Radojqiçit kur ka ndodhe agresioni terrorist i Banjskes ne shtatori e 2023, por mostakimi i Kurtit me Vuqiqin dhe kushtet e tij, kanë te bëjnë me një plane shume te keq te sekuencimit qe sot po e diskuton Bislimi me Petkoviqin ne Bruksel’’, thotë ai.

 

Ish-ministri i Jashtëm: Kosova mund t’i humb 900 milionë € nga BE-ja

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, potencon se qytetarët e Kosovës duhet të informohen se çfarë plani të sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes ka kryeministri Kurti.

‘’Qytetarët e Kosovës dhe Kuvendi duhet te informohen se çka është ky plan i sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes, ku pranimi i tij duket se është dëmshëm dhe mospranimit i tij, është po ashtu i dëmshëm sepse Kosova mund ti humb rreth 900 Milion Euro mbështetje nga BE! Kjo është çfarë mua me është thëne këto dite nga disa miqtë ne Bruksel dhe mendoj se për ketë duhet te informohet opinioni publik!’’ thotë ai.

“Tash do ta shohim se cili do të jetë çmimi i zhbllokimit të marrëveshjes”

Hoxhaj, shprehet se tashme dihet se cilën zgjidhje do e pranoj Kurti në mes të dy të këqijave.

‘’Kështu, që Qeveria Kurti duhet të vendos në mes ë dy të e këqijave dhe të shohim se çka do pranon dhe çka refuzon! Tash do e shohim se cili do jetë çmimi zhbllokim të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit! Për këtë duhet transparence se çka po ndodhë, por edhe përgjegjësi politike!’’ deklaroj ai për FrontOnline.

Komento: