Hoxhaj: Do të ketë të tjera masa nëse Serbia vazhdon ta cënojë integritetin e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoxhaj: Do të ketë të tjera masa nëse Serbia vazhdon ta cënojë integritetin e Kosovës

14:37 | 24 Janar 2019

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar që do të ketë edhe masa tjera repocriteti ndaj Serbise përveç sanksionit të taksës nga ky shtet.

Pas takimit që kishte me zëvendëskryeministrin maqedonas, Bujar Osmanin, ai tha se masa të tilla do të vihen nëse Serbia vazhdon ta cënojë integritetin territorial të Kosovës, raporton lajmi.net.
Madje ai tha se nuk do të ketë as heqje të taksës.

“Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksën nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë”, tha Hoxhak.
Kujtojmë se SHBA-të dhe BE-ja tash e sa kohë kanë intensifikuar presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës

Komento: