Hoxhaj flet për idetë ‘kreative’ që ka Qeveria nëse Serbia nuk e ndalë fushatën kundër Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoxhaj flet për idetë ‘kreative’ që ka Qeveria nëse Serbia nuk e ndalë fushatën kundër Kosovës

17:44 | 24 Janar 2019

Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ide të tjera “kreative” nëse Serbia nuk e ndalë fushatën kundër Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, u ka thënë gazetarëve sot se të martën mund të jenë në Bruksel në një takim me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ai ka treguar që pala serbe nuk do të paraqitet në Bruksel.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, ka thënë që Mogherini dhe të tjerët duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi Beogradin, në mënyrë që këta të fundit të ndalin fushatën kundër shtetit të Kosovës, në të kundërtën, Hoxhaj ka thënë se Qeveria “ka edhe ide të tjera kreative”, nëse Serbia nuk ndalet.

Hoxhaj ka theksuar edhe një herë që 6të martën Kosova do të tregojë vullnetin për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Të martën mund të jemi në Bruksel në një takim me ekipin e zonjës Mogherini, por përtej kësaj, çka është risi për dialogun është që delegacioni shtetëror i cili më ka ngarkuar mua që të hartoj një platformë së bashku me disa kolegë të tjerë, besoj që kjo platformë do të jetë të hënën e gatshme në gjuhën shqipe, kurdo që Kuvendi i Kosovës do të takohet, ne do ta prezantojmë këtë platformë”, tha ai.

Raportin, Hoxhaj tha se nëse Kuvendi i Kosovës mblidhet javën e ardhshme, janë të gatshëm të ofrojnë këtë dokument.

“Nëse javën e ardhshme, Kuvendi i Kosovës do ta thirr një seancë për çështje të platformës dhe të dialogut, ne jemi të gatshëm të ofrojmë një dokument i cili do të jetë i rëndësishëm. Për punë të taksës do të shohim si do të zhvillohen gjërat. Një shqetësim që e kam është se nëse ka lajme prej Beogradit për fushatë dhe agresion diplomatik në raport me sovranitetin e jashtëm të Kosovës, dhe tërheqje të njohjeve, kjo përbën një shqetësim serioze ër ne dhe partnerët tanë duhet ta marrin seriozisht këtë gjë”, ka thënë ai.

Duke folur për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, Hoxhaj tha se Kosova i ka interesat strategjike të njëjta, ndërkohë që theksoi se edhe mes partnerëve ndonjëherë mund të ketë tensione.

“Interesat tona strategjike, si shtet, janë të njëjta sikur të Amerikës, edhe Bashkimit Evropian. Edhe mes partnerëve ndonjëherë mund të ketë tensione, po besoj jemi në rrugë të mbarë edhe për të ia treguar Serbisë në mënyrë të qartë që duhet ta ndalë këtë agresion diplomatik, dhe unë besoj që zonja Mogherini dhe të tjerët do të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi Beogradin që të ndalet kjo kampanjë në raport me tërheqje të njohjeve”, tha ai.

“Kemi ide edhe të tjera, kreative, nëse nuk ndalen”, ka shtuar Hoxhaj

Komento: