Hoxhaj flet për zgjedhje, ky është qëndrimi i PDK-së

15:09 | 16 January 2019

Në këtë kohë nuk pritet të këtë zgjedhje në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj demantoi deklaratat e Lutfi Hazirit të LDK-së i cili tha se PDK-ja rishtazi i ka bërë ofertë LDK-së për të hyrë në qeveri.

Sipas Hoxhajt qëndrimi i PDK-së është më se i qartë në këtë drejtim. Ai tha se në vitin 2019 nuk ka zgjedhje të parakohshme, as rrëzim të qeverisë e as ndryshim të partnerëve të koalicionit. Shtoi se ata që flasin për gjëra të tilla shohin ëndrra me sy hapur.

Hoxhaj theksoi se çdo deklaratë tjetër është qëllim keqe dhe synon ta dëmtojë mbarëvajtjen e proceseve të rëndësishme për vendin.

“Në vitin 2019 nuk zgjedhje të parakohshme, as rrëzim të qeverisë e as ndryshim të partnerëve në koalicionin qeverisës. Kushdo që ka ide të këtilla dhe sheh ëndrra me sy hapur e ka gabim. Këtë vit ka vetëm përmbyllje të shtetndërtimit dhe marrëveshje paqeje me Serbinë, punë dhe angazhim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe ecje përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Ky është qëndrimi i vetëm i PDK-së dhe cdo deklaratë tjetër është qëllim-keqe dhe synon ta dëmtojë mbarëvajtjen e proceseve të rëndësishme për vendin”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj në Facebook.

Komento: