Hoxhaj flet sikur partia e tij mos të ishte kurrë në pushtet: PDK do të rindërtojë gjithçka që rrënuan Kurti e Hoti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Hoxhaj flet sikur partia e tij mos të ishte kurrë në pushtet: PDK do të rindërtojë gjithçka që rrënuan Kurti e Hoti

11:36 | 14 Janar 2021

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij kur të vije në pushtet do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike.

Hoxhaj thotë se PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që sipas tij ishin totalisht të papërgjegjshme.

Postimi i tij:

Mbrëmë ishim në Obiliq, bashkë me deputetët Bekim Haxhiu dhe Evgjeni Thaçi – Dragusha dhe anëtarin e kryesisë, Fehmi Mujota, ku u pritëm me entuziazëm të madh nga dega e PDK-së, në krye me Lulzim Sadikun.

PDK do ta rimëkëmbë shtetin nga kriza politike, shëndetësore e ekonomike.

PDK do t’i rindërtojë të gjitha ato që u rrënuan që nga 6 tetori nga dy qeveritë e kaluara, që ishin totalisht të papërgjegjshme. #PDK #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër.

Komento: