Hoxhaj: Hisari është arkivi më i rëndësishëm parahistorik i Kosovës dhe i Ballkanit!

18:39 | 23 Shtator 2024
hoxhaj:-hisari-eshte-arkivi-me-i-rendesishem-parahistorik-i-kosoves-dhe-i-ballkanit!

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Hisari është arkivi më i rëndësishëm parahistorik i Kosovës dhe i Ballkanit.

“Kënaqësi të shoh nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë, të cilat tregojnë për një vazhdimësi të jetës në vendbanimin Hisari, që daton që nga neoliti i vonë e deri në periudhën ilire, të kohës së Mbretërisë Dardane! Nën udhëheqjen e Dr. Shafi Gashit, gërmimet tregojnë se Hisari është arkivi më i rëndësishëm parahistorik i Kosovës dhe i Ballkanit!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shkrimi i plotë:

Komento: