Enver Hoxhaj takon ish-shefin e UNMIK-ut, tregon se çka i tha për Kosovën.
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosoës, Enver Hoxhaj po qëndron me vizitë zyrtare në Kopenhagë të Danimarkës për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë.
Ish-minitri i Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka takuar edhe ish-shefin e UNMIK-ut për Kosovë, Søren Jessen-Petersen, i cili misionin e tij për Kosovën e ka përmbyllur në vitin 2006.
”Dita më e mirë për mua ishte dita kur e përmbylla misionin tim në Kosovë, sepse doja ta shihja Kosovën e pavarur!” – Kështu më tha sot në Kopenhagë, ish-Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Søren Jessen-Petersen, të cilin e falenderova për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj,përcjell Reporteri.net.
Samiti i Demokracisë mbahet në datat 15 dhe 16 maj.