Hoxhaj jep një lajm të madh për Kosovën

20:49 | 09 April 2019

Hoxhaj thotë se anëtarësimi i Kosovës në Rrjetin Global Parlamentar është lajm i madh.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka përgëzuar delegacionin e Kosovës me në krye Vjosa Osmanin, pas anëtarësimit të vendit në Rrjetin Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Lajm i madh! Kosova është bërë anëtare e Bordit të Rrjetit Global Parlamentar për tre vjetët e ardhshme”, ka thënë Hoxhaj përmes Twitter.

“Përgëzime Vjosa Osmanit dhe ekipit të deputetëve të Kosovës për prezantimin në Washington dhe për këtë të arritur të madhe, pavarësisht garës së fortë”.

Komento: