Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar një përgjigje nga Hungaria se pse votoi kundër Kosovës në Komitetin Ministror për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Hoxhaj tha se është për të ardhur keq që Hungaria ka ardhur deri në këtë pikë sa të mbështesë politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon.
“Vota e Hungarisë kundër Kosovës është politikisht dhe moralisht e gabuar!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Tutje Hoxhaj ka kërkuar shpjegim për këtë.
“A do të ketë miku im FM Péter Szijjártó një shpjegim se si përfundoi kështu?”, përfundoi Hoxhaj.
Në mesin e 7 shteteve që votuan kundër ishte edhe Hungaria, e cila e ka njohur shtetin e Kosovës.
Pos Hungarisë, kundër votoi edhe Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Serbia.
Postimi i plotë: