Hoxhaj kërkon përgjigje nga Hungaria, pse votoi kundër Kosovës në KiE: Po mbështet politikat hegjemoniste të Beogradit

23:25 | 24 Prill 2023

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar një përgjigje nga Hungaria se pse votoi kundër Kosovës në Komitetin Ministror për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Hoxhaj tha se është për të ardhur keq që Hungaria ka ardhur deri në këtë pikë sa të mbështesë politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon.

“Vota e Hungarisë kundër Kosovës është politikisht dhe moralisht e gabuar!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Tutje Hoxhaj ka kërkuar shpjegim për këtë.

“A do të ketë miku im FM Péter Szijjártó një shpjegim se si përfundoi kështu?”, përfundoi Hoxhaj.

Në mesin e 7 shteteve që votuan kundër ishte edhe Hungaria, e cila e ka njohur shtetin e Kosovës.

Pos Hungarisë, kundër votoi edhe Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Serbia.

Postimi i plotë:

Komento: