
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se e përkrahë mbajtjen e konventës zgjedhore të këtij subjekti politik, në muajin qershor.
“Kam vizituar këto ditë degët e PDK dhe ka një kërkesë prej strukturave që PDK duhet të hapet si reflektim i rezultatit zgjedhor, duhet profilizuar duke sjell njerëz të rinj, duhet riorganizuar politikisht – me një platformë të re politike. Duhet riorganizuar edhe në planin organizativ, që të ndodhë një ndryshim. Në pikëpamjen time si Ushtrues detyre i kryetarit kjo do të duhej të kulmonte me një konventë që duhet të mbahej këtij muaji”, tha ai.
“Kjo konventë duhet të reflektojë për pritjet e anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së. Nuk ka mospajtime. Sonte po konfirmoj që si Ushtrues detyre i kryetarit jam i gatshëm që ta nisë një proces të tillë meqë kjo do të krijonte momentum të ri për zgjedhjet lokale për PDK”.
Tutje, ai deklaroi se nga kjo konventë do të duhej të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së, gjersa s’e ka konfirmuar nëse do të jetë vet ai kandidat për kryetar.
“Nuk kam menduar deri tash. Është debat tjetër”, tha ai në Klan Kosova.