Hoxhaj: Kosova ka mbetur në politikën e vogël të dokrrave ballkanike të sovranitetit të Lulzim Hetemit me trenerka

18:33 | 22 Shkurt 2024
hoxhaj:-kosova-ka-mbetur-ne-politiken-e-vogel-te-dokrrave-ballkanike-te-sovranitetit-te-lulzim-hetemit-me-trenerka

Zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, duke folur për raportet me SHBA-në, thotë se qytetarët duhet ta kuptojnë se ajo çfarë po ndodh aktualisht, i bie që Kosova ka mbetur në politikën e vogël ditore të dokrrave ballkanike të sovranitetit të kryetarit të Zveçanit, Lulzim Hetemi, të cilit Hoxhaj i referohet “kolegu me trenerka’.

“Nëse O’Brien thotë se duhet ta shqyrtojmë aleancën dhe s’ka pritje konkrete që Kosova të anëtarësohet në NATO, në ndonjë organizatë ndërkombëtare, apo ta marrë ndonjë njohje dhe ne kemi mbetur në politikën e vogël ditore të dokrrave ballkanike të sovranitetit të atij kolegut me trenerka I cili ka mbetur I mbyllur në një ndërtesë në Veri”, ka thënë Hoxhaj në FRONTAL.

Komento: