Hoxhaj kundërshton idenë e Unionit Ballkanik: Nuk na duhet Jugosllavia e re

21:57 | 06 June 2019

Pak orë pas publikimit të një artikulli të gjatë në të përditshmen vjeneze, Die Presse, për gjoja krijimin e një unioni ballkanik si alnteranitv e anëtarësimit kolektiv të vendeve, ka reaguar Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se “kjo ide është sa e vjetër aq e paqëndrueshme dhe kundër cfarëdo investimi disa dekadash që është bërë në vendet e Ballkanit Perëndimor për ti anëtarësuar në familjen evropiane”.

Hoxhaj në një reagim për këtë ide ka thënë “Zgjerimi i BE-së me shtetet e reja nga Ballkani Perëndimor është e vetmja alternativ. Jo Unionit të Ballkanit Perëndimor (Jugosllavia)”.

Në artikullin e gjatë, gazeta shkruante për idenë e Unionit Ballkanik.

“Për këtë shkak është i nevojshëm propozimi për raporte të reja midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke ofruar: Ju krijoni brenda dhjetë vjetësh Unionin Ballkanik sipas modelit identik të BE-së – duke hequr kufijtë, me treg unik me të katër liritë themelore, politikën e përbashkët energjetike, politikën e përbashkët telekomunikuese, komunikacionin, që të gjitha bashkë me të drejtat qytetare”, ka shkruar gazeta.

Komento: