Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka bërë homazhe sot në 35 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.
Hoxhaj, deputet i PDK-së, shkroi në Facebook sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë në themelet e shtetit.
“Bashkë me kolegë, nderuam sot heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, për përvjetorin e 35 të rënies së tyre. Sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë në themelet e shtetit! Lavdi!”, shkroi ai.