Hoxhaj në Gllogjan për Luan Haradinajn: Liria e Kosovës ka emrin e sakrificës së dëshmorëve

14:45 | 06 Maj 2026
hoxhaj-ne-gllogjan-per-luan-haradinajn:-liria-e-kosoves-ka-emrin-e-sakrifices-se-deshmoreve

Enver Hoxhaj ka bërë homazhe sot në Gllogjan, ku ka nderuar Ismail dhe Luan Haradinajn, duke i cilësuar si simbol të rezistencës dhe lirisë së Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar nga homazhet në Gllogjan, Hoxhaj ka theksuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet amanet për të mos harruar çmimin e lirisë.

“Sot, në Gllogjan, nderuam me përulësi Ismail dhe Luan Haradinajn, dy emra që u bënë simbol i rezistencës dhe lirisë së Kosovës. Sakrifica e tyre mbetet amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Përkulje e përjetshme para sakrificës së tyre. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka publikuar pamje nga homazhet dhe nderimet pranë varreve të dëshmorëve në Gllogjan.

Prattipati thekson partneritetin 237 milionë dollarësh SHBA-Kosovë përmes MCC-së: Ky investim historik po e forcon sigurinë energjetike

Komento: