Hoxhaj në Tiranë, flet për përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

18:51 | 20 February 2019

Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Tiranë, ku ka folur edhe rreth përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Në Forumin e Politikës së Jashtme të organizuar nga Instituti AIIS, Hoxhaj ka thenë se Kosova e ka të qartë synimin e saj në dialog – njohjen e ndërsjelltë dhe anëtarësimin në OKB.

Në pyetjet e shumta dhe inteteresimin për modalitetet e mundshme të epilogut final, Hoxhaj ka thënë se Kosova e ka nxjerrë platformën e saj me parimet negociuese dhe duhet parë në frymën pozitive nga elitat politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Duke folur për debatet e shpeshta edhe mospajtuese herë pas here në të dyja shtetet, Hoxhaj ka thenë se këto i sheh në frymën e një shteti e shoqërie demokratike por beson që fund të procesit do të jenë unik.

“Unë jam për qasjen që duhet menduar si ta përmbyllim dialogun dhe arrijmë një marrëveshje me Serbinë gjatë vitit 2019. Për ne në Kosovë është jetike përmbyllja e shtetndërtimit të Kosovës pikërisht 20 vjet pas çlirimit. Madje kjo do të nënkuptonte edhe konsolidim të jashtëm të Shqipërisë” ka thënë Hoxhaj.

Komento: