
Zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Washington është takuar me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.
Hoxhaj ka thënë se prioritete kryesore të dy vendeve janë njohja dhe fuqizimi i raporteve diplomatike.
“Një nder i madh të takoja Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, në Washington D.C.! Njohja dhe fuqizimi i lidhjeve diplomatike qëndrojnë prioritet kryesor për popujt dhe shtetet tona”, ka shkruar Hoxhaj.