Hoxhaj për Kadarenë: Me shkrimet dhe mendimet e tij u lind ideja e lirisë dhe u ndriçua rruga drejt perëndimit

10:40 | 01 Korrik 2024
hoxhaj-per-kadarene:-me-shkrimet-dhe-mendimet-e-tij-u-lind-ideja-e-lirise-dhe-u-ndricua-rruga-drejt-perendimit

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi është shprehur se me shkrimet dhe mendimet e shkrimtarit Ismail Kadare u lind ideja e lirisë dhe u ndriçua rruga drejt perëndimit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shkruar se ka qenë mrekulli ta ndjekë mendimin intelektual të Ismail Kadaresë për 40 vite dhe me takuar shumë herë personalisht.

“Lamtumirë Maestro! Ka qenë mrekulli me ndjekë mendimin intelektual tëndin për 40 vite dhe me ju takuar shumë herë personalisht! Në robëri dhe në demokraci, kur ishim popull i shtypur dhe kur u bëmë shtet i pavarur, me shkrimet dhe mendimet tuaja u lind ideja e lirisë dhe u ndriçua rruga drejt perëndimit! Pusho në paqe!.”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka publikuar edhe një fotografi me shkrimtarin Kadare.

Kadare ka vdekur sot në ora 08:50 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në moshën 88-vjeçare.

Komento: