Hoxhaj premtim bashkatdhetarëve: Do ta kthej Ministrinë e Diasporës me ministër nga diaspora

20:18 | 08 Janar 2021

Hoxhaj ju premton bashkatdhetarëve se do ta kthejë Ministrinë e Diasporës me ministër nga diaspora.

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një video adresimi për publikun, pas një jave nga konferenca për shtyp ku prezantoi po këto zotime, ai ka përsëritur planin e tij për diasporën, duke thënë se Kosova duhet ta bëjë atë pjesë të drejtpërdrejtë të shtetndërtimit dhe të zhvillimit.

Përmes një video adresimi që e publikoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar disa zotime që ai si Kryeministër do t’i realizojë.

“Tri vende në listën tonë për deputetë, rikthimin e Ministrisë së Diasporës me ministër nga diaspora, ulëse të rezervuara në Kuvend të Kosovës, lirimi nga obligimi i sigurimit kufitar” ,është shprehur Hoxhaj, duke shtuarse kërkon mbështetjen e secilit, sepse sipas tij, bashkë mund të realizohet ky plan.

Komento: