Për refuzimin e gazit natyror nga Qeveria, ka reaguar deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim gjeo-strategjik që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim gjeo-strategjik që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës. Të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës. Vendimi i sotëm është krejtësisht kundër kësaj!