Hoxhaj thotë se sukseset e Kosovës s’do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë

23:39 | 27 November 2022

Enver Hoxhaj ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve.

“110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë na bëri bashkë deputetët e të dy Parlamenteve. Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca jonë dhe ato të Shqipërisë pa Kosovën!”

“Mbledhja e ardhshme do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve. Dy shtete me një zemër!”, ka shkruar Hoxhaj,

Komento: