Hoxhaj tregon se kur e kanë ditur që është konfirmuar aktakuza për Kadri Veselin

21:50 | 16 Nëntor 2020

Enver Hoxhaj ka treguar se kur e kanë ditur që është konfirmuar aktakuza për Kadri Veselin.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se vetëm një numër i vogël nga partia kanë qenë të informuar se Specialja ka konfirmuar aktakuzën për Kadri Veselin.

”E kemi ditë një ditë më herët. Kryetari Veseli ka pasë një komunikim me avokatin e tij.

Ka qenë një gjendje shoku, e vështirë njerëzore dhe emocionale.

Lajmin e kemi ditë vetëm 7-8 persona të PDK-së.

Mendoj se atë ditë ka qenë gjendje e vështirë për neve si miq të tij dhe poashtu më e vështirë ditën e nesërme kur është dashtë të dorëzohet në EULEX.

Ka qenë një situatë jashtë imagjinatës tonë” përfundon Hoxhaj.

Komento: