Hoxhaj tregon se me kë do të bëjë koalicion PDK-ja

19:09 | 07 Gusht 2019

Enver Hoxhaj ka folur për koalicionet.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij do të bëjë koalicion me qytetarët.

“Ne si subjekt do të garojmë të vetëm, me ndonjë subjekt të vogël, por koalicioni kryesor që kemi si parti politike është koalicioni që kemi me qytetarët”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se PDK vendos se kush do të jetë në qeveri, pasi u shpreh i bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve, ai u shpreh se do të shihet se kush kujt mund t’i vendos vija të kuqe.

Komento: