Hoxhaj uron emërimin e Davor Stierit si Kryetar i Delegacionit për Kosovën dhe Bosnjën

11:08 | 01 Tetor 2024
hoxhaj-uron-emerimin-e-davor-stierit-si-kryetar-i-delegacionit-per-kosoven-dhe-bosnjen

Kryetar i ri i delegacionit të Parlamentit Evropian për Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë do të jetë eurodeputeti nga Kroacia, Davor Stier. Në lidhje me këtë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, thotë se i’u gëzua këtij lajmi.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’ deputeti i PDK-së thotë se Stier është njohës i shkëlqyer i Ballkanit politikan brilant dhe një zgjidhje e duhur për kohë të trubullta e të pasigurta!.

“Më gëzoi shumë lajmi që miku im Davor Stier, dikur ministër i jashtëm i Kroacisë , u zgjodh Shef i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën ! Njohjës i shkëlqyer i Ballkanit, politikan brilant dhe një zgjidhje e duhur për kohë të trubullta e të pasigurta!”, shkroi ai. /FrontOnline/

Komento: