Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se fitorja e kësaj partie është e pandalshme.
Ai shtoi se zemrat rrahin për PDK-në në Drenas, siç e quan ai, kalanë e pamposhtur të Partisë Demokratike, transmeton Klankosova.tv.
“Zemrat rrahin për PDK-në në Drenas! Për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për UÇK-në, për Kosovën, për fitoren e 9 shkurtit!”, tha Hoxhaj.
“Fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës është e pandalshme, që më 10 shkurt Bedria e merr mandatin si kryeministër i Kosovës,që ju si Drenas që jeni si një Kala e pamposhtur e Partisë Demokratike të luftoni për çdo votë”.
“Në këto zgjedhje garojmë për të vazhduar punën në nivelin qendror aty ku e kemi lënë në 2019-ën. Rikthimi ynë në qeveri ka të bëjë me interesin e Kosovës”, përfundoi ai.