Hoxhë Drilon Gashi nuk po gjen punë, BIK-u ia mbyll të gjitha rrugët

15:07 | 30 October 2019

Hoxhë Drilon Gashi, nuk po gjen punë.

Hoxhë Drilon Gashi është “përjashtuar” përsëri nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë kërkesa për punësim në xhamitë që ka konkuruar, i është refuzuar nga BIK-u.

“Zoti hakesh u ardhtë”, ka shkruajtuar ai duke thënë se është përpjekur me mish e shpirt për institucionin e Bashkësisë Islame.

Postimi i plotë i tij:

Sot mora lajmin që BIK-u ka refuzuar kërkesën tonë për punësim në xhamitë që pata konkuruar.
Është edhe një shenjë tjetër e qartë që për mua nuk ka më “buk” e as makarona në këtë institucion.
Me mish e me shpirt të mundohesh për këtë bashkësi, e në fund me të përjashtuar në këtë formë, veq Zoti hakesh u ardhtë!

Komento: