Hoxhës nga Peja i digjet vetura

11:38 | 08 Mars 2023

Eroll Rexhepi, hoxhë nga Peja, ka njoftuar se në orët e para të së mërkurës i është djegur vetura pranë shtëpisë së tij në rrugën “Rozafa”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që ka thënë se rasti po hetohet si “zjarrvënie”.

“Me datë 08.03.2023, rreth orës 03:45, Policia është informuar se në rrugën ‘Rozafa’ në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe njesiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si ‘zjarrëvënie’ “, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pamjet kur një person i vendos flakën veturës i ka publikuar edhe vetë Rexhepi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se nuk ka pasur dëme në njerëz dhe dëme të tjera materiale, ndërsa ka lutur autoritetet ta zbulojnë sa më shpejt nxitësin e kësaj vepre.

Komento: