Huesca -Real Madrid, befasi në formacionet zyrtare

15:47 | 09 Dhjetor 2018

Huesca dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë mysafirë të Huescas në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në kampionatin spanjoll.
Skuadra e Santiago Solarit vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe ndaj Valencias dhe pret ta vazhdojë serinë e fitoreve.

Në anën tjetër, vendasit janë në vendin e fundit dhe nuk dinë për fitore për më shumë se dhjetë ndeshje, kështu që do të ishin të kënaqur me një pikë.

Solari ka vendosur të bëjë ndryshime si në çdo ndeshje, ndërsa trajneri i vendasve luan me formacionin më të mirë të mundshëm.

Huesca: Jovanovic; Miramon, Insua, Pulidio, Etxeita, Ferreiro; Gomez, Aguilera, Rivera; Avila, Hernandez.

Real Madrid: Courtois; Odriozola, Ramos, Varane, Carvajal; Llorente, Ceballos, Modric; Lucas, Benzema, Bale.

Komento: