Një grumbull serbësh janë mbledhur mbrëmë para një kishe në Beograd me thirrje kundër shqiptarëve.
Të mbledhur para Shën Savës, ata u kanë dalë në mbështetje serbëve të Kosovës në veri, të cilët me barrikada të vendosura në rrugë, po bllokojnë rrugët.
Në këtë tubim, serbët kanë kënduar këngë nacionaliste me tekste “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk ka dorëzim”.
Demonstruesit më pas ecën nëpër rrugët qendrore të qytetit, të cilat u mbyllën përkohësisht për trafik.
Ata dogjën flamurin e Kosovës para Presidencës së Serbisë.
Njëri prej organizatorëve që drejtua turmës, ishte i maskuar dhe nuk deshi ta zbulonte identitetin e tij, duke thënë vetëm se ishte nga Kosova, shkruan rel.
Ai i tha turmës se nuk do të ketë “asnjë Asociacion të Komunave Serbe” dhe se Kosova është pjesë e Serbisë.
Ata brohorisnin “Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë”, si dhe “Jo ndarje, Kosova është pjesë e Serbisë”.
Turma e serbëve mbanin flamurin ruso-serb, pankartën “Kosova nuk dorëzohet”, dhe aty ishte edhe simboli i pushtimit ushtarak rus të Ukrainës “Z”.