Humanisit Halil Kastrat dekorohet nga kryeministri Haradinaj

13:35 | 20 Qershor 2019

Humanisti kosovar, Halil Kastrati është dekoruar nga Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastratin.

Haradinaj përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar për dekoratën e dhënë.

Ja postimi i plotë i kryeministrit:

Në shenjë falenderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, z.Halil Kastrati.

Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.

Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithësecilit dhe meritojnë respekt.

RH

Komento: