Humb drejtimin, rrokulliset kamioni

15:35 | 09 Janar 2019

Bora e madhe që ka rënë, ka bërë që shumë rrugë të bllokohen.

Një kamion që pastron rrugët nga bora është rrotulluar në Bogë.

Këtë e shohim përmes imazheve të cilat lexuesit i kanë dërguar në redaksinë e “Indeksonline”.

Kamioni punues duket se e ka humbur drejtimin duke përfunduar jashtë rrugës dhe kthyer përmbys, ani pse sipas dëshmitarëve nuk ka të lënduar si pasojë e aksidentit.

Ndryshe, reshjet e borës kanë vështirësuar komunikacionin që nga mëngjesi në Kosovë, ani pse ekipet kompetente po deklarojnë që situata është nën kontroll.

Komento: