Humb investitorin nga Gjermania, klubi i njohur kosovar ia sheh sherrin koronavirusit

17:07 | 21 August 2020

Klubi i njohur kosovar ia sheh sherrin koronavirusit, humb investitorin nga Gjermania.

Vëllaznimi nga Gjakova ia ka parë sherrin pandemisë së Koronavirusit pasi ka humbur një investitor nga Gjermania, i cili pritej që ta privatizonte klubin.

Franck Gerber ishte i interesuar që ta privatizonte Vëllaznimin në muajin prill, por shkaku i pandemisë një gjë e tillë nuk ndodhi.

Investitori gjerman nuk po mund të vjen në Kosovë shkaku i pandemisë thuhet në postimin që ka bërë faqja zyrtare e Vëllaznimit në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë nga Vëllaznimi:

NJOFTIM

Klubi është në gjendje jo të mirë si financiare ashtu edhe me lojtarë.

Gjermani Franck Gerber ishte i interesuar për ta privatizuar klubin qysh në muajin prill edhe pse nuk pati asnjë problem as nga klubi as nga Kuvendi Komunal kjo nuk ndodhi që sipas tyre shkaku i pandemisë dhe deri sa të përfundon pandemia, pastaj do të vazhdojmë bisedimet për privatizim.

Pandemia Covid-19 nuk dihet se sa do të zgjasë, ne si klub nuk mund të rrijmë duar kryq sepse jemi shumë mbrapa me lojtarë me organizim dhe stërvitje.

Pas deklaratës së dhënë nga përfaqësuesi i Franck Gerber, Nikoll Paloka që nuk mund të udhëtojnë për në Kosovë shkaku i pandemisë.

Menjëher është lajmëruar ish-Kryetari Shkëlzen Gashi edhe pse është në Gjermani ka shprehur deshirën që edhe njëher ta ndihmoj Klubin për të mos e lënë në këtë gjendje dhe ka theksuar se duhet shumë shpejtë të organizohemi të marrim lojtarë që të paktën për sezonen vjeshtore të jemi të pregatitur mirë, e në pranverë do të organizohemi shumë më mirë.

Shkëlzen Gashi ka theksuar se nuk do të jemi penges e askujt, për ata që dëshirojnë ta ndihmojnë klubin dhe për ata që dëshirojnë ta privatiozojnë mund ta bëjnë në ç’do kohë.

Ne si klub e falenderojmë Shkëlzen Gashin për interesim.

Do t’ju informojmë për gjithqka ditëve në vijim.

Me respekt

KF Vëllaznimi

Komento: