Vdes 27-vjeçari në aksident trafiku në Prishtinë.
Ka humbur jetën një 27-vjeçar si pasojë e një aksidenti trafiku në Prishtinë.
Dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një person.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, vetura e tipit “Golf ” dhe një autobus i tipit Mercedes, shkruan lajmi.net.
Siç bën të ditur policia, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar ngasësi i veturës, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti, rreth orë 18:00, në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:
“R. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( drejtuesi i veturës Golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.
Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.