Humb jetën 83 vjeҫari nga Mitrovica pasi u godit nga vetura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Humb jetën 83 vjeҫari nga Mitrovica pasi u godit nga vetura

23:57 | 26 Nëntor 2019

Ka humbur jetën një 83 vjeҫar.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Mitrovicës.

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, më saktësisht në rrugën Mitrovicë – Bajgorë, në zonën “Tunel i Parë”, shkruan lajmi.

“Për pasojë e aksidentit të trafikut një këmbësor ka vdekur. Në aksident kanë qenë të përfshirë vetëm një automjet dhe këmbësori që e pësoi me fatalitet”, konfirmon Policia e Kosovës për lajmi.net.

“N.O, 83 vjeçar, shtetas i Kosovës, nuk ka mundur t’u përballoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. I dyshuari i automjetit, F.SH, mashkull është prangosur dhe me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”, vazhdon më tutje policia.

Komento: