Humb jetën 85 vjeҫari, dyshohet se u dogj i gjallë në mal

20:40 | 25 March 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Skënderaj.

Halil Rreci të dielën doli për të punuar në Llaushë të Skënderajt.

Ai kishte filluar të pastronte një tokë pas fillimit të pranverës.

Rreci, 85-vjeçar, edhe kishte ndezur një zjarr, që doli të ishte fatal për të.

Familjarët menjëherë kishin lajmëruar zjarrfikësit. Këta të fundit edhe kishin dalë në vendin e ngjarjes.

E kur kishin arritur këtu, trupin e Halil Rrecit e gjetën në gjendje të rëndë, të djegur nga zjarri.

85 vjeçari ishte pa shenja jete, ndërsa komandanti i zjarrfikësve në Skenderaj tregon se si kishte ndodhur kjo ngjarje.

Sipas Limon Gecit, zjarri në atë pjesë ishte përhapur me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes të dielën mbrëma kanë dalë edhe mjekësia ligjore.

Trupin e të ndjerit e kanë marrë për t’ia bërë obduksionin.

E në familjen e të ndjerit njerëzit po u shkonin për ngushëllime, derisa askush nga ta nuk ka dashur të flasë para kamerës, por mbrapa saj thonë se humbja ka qenë aksidentale.

Ndërkohë bashkëfshatarët për të ndjerin kanë vetëm fjalë të mira.

Në anën tjetër, organet e rendit e kanë cilësuar rastin si humbje të dyshimtë.

Tani me rastin po merret Prokuroria për të qartësuar rrethanat mbi këtë rast.

Komento: