Humb jetën alpinisti nga Kosova, ekipi i shpëtimit s’mund të ndërhyjë, kërkohet ndihma e Grupit të Alpinistëve

18:34 | 26 Korrik 2024
humb-jeten-alpinisti-nga-kosova,-ekipi-i-shpetimit-s’mund-te-nderhyje,-kerkohet-ndihma-e-grupit-te-alpinisteve

Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Incidenti tragjik ka ndodhur në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor, raporton gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, ndaj nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveçse nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Për pasojë është njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova për të nxjerrë trupin./Top Channel

Komento: