Para pak çastesh ka ndërruar jetë edhe polici i plagosur në Istog.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Istogut, ku pas një tentimi për plaçkitje në një bankë, ku ka mbetur pa shenja jete plaçkitës dhe një policë.
Polici i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve është Izet Demaj.
Lajmi se edhe polici nuk i ka mbijetuar plagëve e ka konfirmuar për kallxo. com prokurorja Sahide Gashi.
“E kemi këtë informacion edhe ne jam duke shkuar në vendin e ngjarjes” ka thënë Gashi.