Humb jetën ish-luftëtari i UҪK-së, ja kur do t’i jepet lamtumira e fundit

09:44 | 24 Shkurt 2019

Ka humbur jetën ish-luftëtari i UҪK-së, Halim Tolaj.

Tolajt do t’i jepet lamtumira e fundit sot, në Prejlep të Deҫanit.

Për të nderuar veprën e Tolajt, Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative.

Njoftimi i Komunës së Deçanit:

Të nderuara familje të Dëshmorëve, Martirëve Veteranë dhe Invalidë të UÇK-së qytetarë të nderuar nga të gjitha viset Shqipëtare .

Ju njoftojmë se është ndarë nga jeta luftëtari e komandanti Halim Tolaj nga Prejlepi i Deçanit i cili tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut.Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së të dielën më 24 .02.2019 në ora 11:00 ,në Sallën e Asamblesë Komunale organizojnë mbledhje Komemorative.

Në ora 13:00 do t’i jepet lamtumira e fundit në fshatin Prejlep.

Pjesëmarrja juaj nderon luftën e shejtë të UÇK-së!

Komento: