Humb jetën këmbësori që u aksidentua dje në Podujevë

09:30 | 11 December 2018

Një person ka humbur jetën që u aksidentua mbrëmë në Podujevë.

Humbjen e jetës e kanë konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Një këmbësor ka humbur jetën nga plagët e marra si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Podujevë – Kërrpime, saktësisht në fshatin Peran, dje rreth orës 19:00.

Humbja e jetës së viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“Ngasësi i automjetit Golf V, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Komento: