Humb jetën në aksident, shtatë lëndohen rëndë

16:06 | 31 Dhjetor 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur me fatalitet në Podujevë.

Sot në fshatin Penuhë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tetë automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, ku tri vetura janë aksidentuar në mes vete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona ndërkaq një prej tyre nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuhë të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njëri nga të lënduarit (femër) nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti

Ndërkohë personat tjerë që kanë pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësor.

Komento: